FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali e nis me turp Championsin, mundet nga Shakhtari në duelin e parë (VIDEO)

Real Madrid e ka nisur në mënyrën më të keqe edicionin e ri në Champions League, duke pësuar një humbje shokuese 2-3 në shtëpi ndaj Shakhtar Donesk. Ishte një pjesë e parë e tmerrshme për skuadrën e Zidane që pësoi 3 gola.

Fillimisht ishte Tete që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 29-të, ndërkohë që 4 minuta më pas Varane e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij. 3 minuta nga fundi i fraksionit të parë, Solomon realizoi golin e tretë për ukrainasit.

Real Madrid reagoi mjaft mirë në pjesën e dytë, due shënuar fillimisht me Luka Modric në minutën e 54-t, ndërkohë që 5 minuta më pas Vinicius Junior rihapi ndeshjen. “Galaktikët” tentuan me të gjitha mënyrat që të barazonin, teksa në minutën e dytë të shtesës do ta gjenin me Valverden, por që do të anulohej për shkak se Vinicius Junior pengoi portierin në momentin që ishte në pozicion jashtë loje. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?