Reali fiton me lehtësi ndaj Cadiz, 1 pikë larg titullit kampion
Sporti E Shtunë, 4 Maj 2024 18:36
Real Madrid merr një fitore të thellë 3-0 ndaj Cadiz dhe tashmë është vetëm 1 pikë larg titullit kampion në La Liga. Brahim Diaz, Bellingham dhe Joselu ishin autorët e golave në pjesën e dytë.
Zyrtarizimi mund të vijë edhe nëse Barcelona nuk arrin të triumfojë në derbin katalanas përballë Gironës. 18 gola në kampionat në sezonin e parë në Spanjë për Bellingham, i cili numëron vetëm një gol më pak se ukrainasi Dovbyk i Gironës.
KOHA JONË SONDAZH

