Reali fiton ndaj Celta Vigos, Benzema spikat me dopietë (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 20 Mars 2021 18:24
Reali Madrid ka fituar pa shumë probleme 1-3 transfertën delikate ndaj Celta Vigo, duke marrë përkohësisht vendin e dytë në renditje.
Benzema tregoi një formë shumë të mirë në këtë ndeshje pasi shënoi dy gola dhe dha asist në golin e tretë që u realizua nga Asensio. Francezi numëron 17 gola deri më tani në kampionat.
Gara për titullin e La Liga tashmë mund të konsiderohet e hapur pasi kryesuesit e Atletico Madrid ndodhen vetëm 3 pikë larg.
KOHA JONË SONDAZH

