Reali hidhet në sulm për Haaland, Juvja mendon për Benzema
Rikthimi i Cristiani Ronaldos në Madrid mund të mbetet vetëm një sugjerim në fundin e merkatos së verës. Fiorentino Perez ka në dorë sulmuesin e ardhshëm të madrileneve. Bëhet fjalë për Erling Haaland, norvegjezin e Borussia Dortmund, që po shkëlqen edhe në Bundesligë. Tratativat me klubin gjerman mund të mbyllet për shifrën e 140 milionë eurove.
Në këtë pikë edhe transferimi i Ronaldos, mund të bllokohet, pasi klubi marrilen nuk mund të bëjë dy goditje të tilla në të njëjtën merkato. Perez nuk është i bindur edhe për shkak të moshës së CR7, dhe mënyrës se si ai u largua në verën e vitit 2018.
Për Cristianon është i interesuar vetëm një skuadër, Paris Saint Germain. Nëse Messi do të mbetet te Barcelona, atëherë operacioni për kalimin e Ronaldos te PSG mund të bëhet gjithnjë e më i mundshëm. Juventus ndërkohë ka plane të tjera. Largimi i Haaland te Reali, do të bënte që Benzema të mendonte për një aventurë të re.
Një ribashkim me Ronaldon te Juventusi do të ishte një zgjedhje ideale duke parë dhe formën që po kalon. Bardhezinjtë me afrimin e tij do të heqin dorë nga Morata, i cili mund të rikthehet në fund të këtij sezoni te skuadra e Atletico Madrid, pas një huazimi 1-vjeçar. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

