FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali mendon largimin e Zidane, 3 alternativa për ta zevendësuar

Julian Nagelsmann është dëshira e madhe e Florentino Perez për stolin e Real Madrid. 33-vjeçari po bën mirë në stolin e Leipzig dhe presidenti i kampionëve të Spanjës e sheh si zëvendësuesin perfekt të Zinedine Zidane.

Francezi ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me “Los Blancos”, por nuk përjashtohet largimi i tij në fund të sezonit. Franca dhe Juventusi janë dy opsione që e tundojnë Zidane.

AS raporton se Reali ka gati edhe planin B. Edhe pse Nagelsmann mbetet në “pole position”, alternativat janë dy nëse nuk arrihet akordi me trajnerin e talentuar gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raul dhe Joachim Loë janë në garë për pankinën e Real Madrid. I pari është një legjendë e klubit dhe e njeh ambientin në perfeksion, ndërsa i dyti del i lirë pas Euro 2021 dhe ka një eksperiencë të madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?