Reali përgënjeshtron deklaratën e Ancelottit: Në asnjë moment nuk është vënë në dyshim pjesëmarrja në Botërorin e Klubeve
Real Madridi ka lëshuar një deklaratë në lidhje me fjalët e Carlo Ancelottit për Botërorin e ri të Klubeve, në të cilin trajneri Italian tha se “Los Blancos” nuk do të marrin pjesë, madje edhe klube të tjera: “Real Madrid C.F. njofton se në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje pjesëmarrja jonë në Botërorin e ri të Klubeve që do të organizohet nga FIFA në sezonin e ardhshëm, 2024-2025.
Prandaj, klubi ynë do të garojë, siç është planifikuar, në këtë kompeticion zyrtar, duke u përballur me krenari dhe me entuziazmin më të madh për t’i bërë miliona fansat tanë në mbarë botën të ëndërrojnë përsëri me një titull të ri”.
Fjalët e tij trajneri i ka cilësuar edhe me një publikim në rrjetet e tij sociale: “Në intervistën me ‘Il Giornale’, fjalët e mia rreth Kupës së Botës për Klube nuk janë interpretuar ashtu siç kam menduar. Unë e shoh këtë kompeticion si mundësi për të vazhduar luftën për tituj të mëdhenj me Real Madridin”.
KOHA JONË SONDAZH

