FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Realit i mbushet ‘kupa’, gjendet zëvendësuesi i Gareth Bales

Dëmtimi i ri i Gareth Bale ka shqetësuar së tepërmi drejtuesit e Real Madridit.

E përditshmja madrilene “AS” raporton se ‘Los Blancos’ i ka ra pishman që nuk e shti Gareth Bale gjatë verës për 100 milion euro te Manchester United, para që mund t’i kishte shfrytëzuar për blerjen e lojtarëve si Eden Hazard e Kylian Mbappe.

“AS” raporton se nëse Reali vendos ta shesë Balen, që kohën më të madhe po e kalon në infermieri se në fushë, atëherë do të tentojë të afrojë lojtarë si: Nymar, Mbappe, Hazard, Kane, Dele Alli, Robert Leëandoëski, Juan Mata, Ander Herrera, Nabil Fekir e Philipp Coutinho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë këta lojtarë janë duke u monitoruar nga Reali dhe sipas “AS”, Los Blancos mund të bëjnë një goditje të madhe në janar, duke parë vuajtjen në fazën ofensive, pas largimeve të Marianos, Moratas e James Rodriguez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është dëmtimi i 19-ti në pesë sezone i Gareth Bales që shumë shpejt pritet t’i thotë lamtumirë “Santiago Bernabeut”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?