Reja e ka kritikuar se nuk di të mbrojë, por shikoni çfarë bëri Broja ndaj City-it (VIDEO)

Armando Broja po shkëlqen me Southamptonin këtë sezon. Sulmuesi shqiptar po përmirësohet në çdo ndeshje në fazën sulmuese, por jo vetëm. Në ndeshjen ndaj Manchester City-it, shqiptari tregoi një anë tjetër të lojës së tij.

Në minutën e 48-të kur Southampton ishte në avantazh 1-0, Siti pati një rast shumë të mirë për të barazuar. Një krosim po shkonte në kokën e Laportes, por një ndërhyrje e shpejtë e Brojës bëri që të largohej rreziku.

20-vjeçari është kritikuar nga trajneri Reja për fazën mbrojtëse, por mbrëmjen e sotme ai tregoi se di të sakrifikojë edhe në këtë aspekt për ekipin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?