FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reja: Lojtarëve u vë notën 10, 2-1 do të ishte rezultati më i drejtë!

Shqipëria humbi sot miqësoren ndaj Republikës Çeke me shifrat 3-1. Pas ndeshjes Reja nuk ishte aq i zhgënjyer dhe u mundua të evidentojë elementet pozitive.

“Nuk ka ndryshuar vendosja taktike e skuadrës, nuk kishim përqendrim dhe ishim të lodhur, Në këtë periudhë nuk mund të pretendosh maksimumin nga lojtarët, janë të lodhur. Ata bënë gola të bukur, por edhe në prodhuam raste.

Nuk mendoj se duhet të humbnim 3-1, 2-1 do ishte i drejtë. Arbitri dha një vendim në favor të tyre, gjithsesi nuk dua të merrem me të, është thjesht miqësore. Kishte gjëra pozitive. I vendos notën 10 lojtarëve për impenjimin, nuk u dorëzuan asnjëherë, kam marrë sinjale pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi përballur me skuadra shumë të forta, sidomos sot, që ishin të vështira për t’u ndalur në kundërsulm. Sot dhamë diçka më shumë. Duhet të përmirësohemi në pasimet finale. U përpoqëm të kishim më shumë topin në këmbë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pjesë loje ia dolëm, më pas bëmë disa gabime. Ndeshjen me Uellsin kishim më shumë forcë dhe ishim më të freskët. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që u përballëm me skuadra të forta, ne kemi bërë lojën tonë, do ulemi dhe do analizojmë. Kemi gabuar, por nuk e bëmë në të gjithë ndeshjen.

Rrëzimi im? Një herë u rrëzova në konferencë, më pas në Uells dhe sot. Shpresoj të ketë mbaruar me kaq. Kam kaluar momente jo me shumë fat. Sigurisht kur përplasen me mua, dëmtohen edhe kundërshtarët sepse jam rezistent”, u shpreh Reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?