Reja rrëfehet në Itali: E rinisim me entuziazëm, Gjimshiti një perlë
Folëm më shumë për jetën sesa vetëm për futbollin. Sepse, këto ditë, pas një viti pandemie, diskutimi mbi jetën është i rëndësishëm. Zëri i Edy Reja arrin përmes telefonit te “Gazzetta dello Sport” nga shtëpia e tij në Gorizia. Veterani italian, trajneri i kombëtares së Shqipërisë nga prilli i vitit 2019, të dielën do të luajë në “Arena Kombëtare” të Tiranës. Impianti i inauguruar në vitin 2019 dhe i projektuar nga arkitektë italianë do të presë debutimin e kuqezinjve në shtëpi për këto eliminatore. Megjithatë, kjo fushatë kualifikuesesh për “Katar 2022” do të startojnë të enjten e 25 marsit kundër Andorrës.
Le të flasim për këto muaj, si i keni kaluar?
Unë kam qëndruar në shtëpi, kam lexuar shumë. Jam munduar të informohem sa më shumë të jetë e mundur për atë që po ndodh, e kam përjetuar me ankth rrjedhën e këtij virusi të mallkuar. Isha i hutuar nga vonesa e përgjithshme e Europës në fushatën e vaksinimit. Tani, një dritë është ndezur, por ende duhet të luftojmë dhe mbi të gjitha të kemi sjellje të përgjegjshme. Sigurisht që unë e ndoqa rregullisht futbollin. Veçanërisht lojtarët e mi, përmes kontakteve televizive dhe të stafit tim.
Si paraqitet Shqipëria në këto eliminatore të Kupës së Botës?
Ngjitja në Ligën 2 të “Nations League” ka krijuar entuziazëm. Futbolli është sporti më i popullarizuar në vend. Federata po përpiqet të punojë në thellësi, që nga bazat e lojtarëve të vegjël. Po mendojmë për përmirësimin e trajnerëve, duam të krijuar një grup përgatitësish atletikë. Kemi 11.500 futbollistë të të gjitha niveleve, që janë me origjinë shqiptare dhe në të ardhmen mund të luajnë me ngjyrat kuqezi.
Cilat janë shanset e Shqipërisë në grupin kualifikues?
Grupi për kualifikueset e Botërorit është shumë i vështirë. Anglia, Polonia dhe Hungaria duken jashtë mundësive tona, por në sport nuk i dihet kurrë. Prandaj duhet të besojmë se edhe në këtë grup mund të bëjmë mirë. Organizimi dhe motivimi ndonjëherë bëjnë mrekulli.
Anglia ka një ekip shumë të fortë …
Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Sterling është i mrekullueshëm. Foden është i jashtëzakonshëm.
Shqiptarët “italianë” …
Hysaj po kalon një moment shkëlqimi te Napoli. Nga ana tjetër, Gjimshiti është një perlë. Kumbulla ka hapësirën e duhur për t’u përmirësuar. Shqipërisë i pëlqen modeli italian në futboll.
Cila është skema që përdorni më shumë?
3-5-2 na jep shumë besim, por gjithashtu përdorim edhe 4-3-3 apo 3-4-3.
KOHA JONË SONDAZH

