Reja zbulon listën për 3 ndeshjet e radhës, 3 rikthime të rëndësishme
Sporti E Shtunë, 7 Nëntor 2020 11:19
Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e radhës së kuqezinjve.
Shqipëria do të luajë miqësoren me Kosovën në 11 nëntor dhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë (15 dhe 18 nëntor).
Bie në sy kthimi në listë i Hysajt, Cikalleshit dhe Balajt. Nuk dihet ende nëse klubet do t’i lejojnë të gjithë futbollistët e grumbulluar që t’i bashkohen kombëtares.

KOHA JONË SONDAZH

