Rekordi i VAR, anulon 4 gola në një ndeshje
Suprizat nuk kanë të sosur në futboll e sidomos në këtë kohë të pandemisë së Covid-19. E pabesueshme ajo që ndodhi në ndeshjen Napoli-Sassuolo. Në “San Paolo”, ekipit mik iu anuluan plot 4 gola për pozicion jashtë loje. Dy gola të shënuar nga Djuricic, një nga Caputo dhe një nga Berardi u anuluan pas rishikimit në VAR, duke shënuar kështu një rekord në futbollin botëror.
Më parë, VAR ka anuluar 3 gola në të njëjtën ndeshje në Serinë A. Sezonin e kaluar, kur Interi fitoi 1-0 ndaj Sampdorias (gol i Brozovic në minutën e 94-t), u anuluan golat e Nainggolan, Asamoah dhe Defrel.
Ndeshje të tjera me 3 gola të anuluar janë shënuar në Brazil (Flamengo-Gremio, vjeshtë 2019) dhe Gjermani (Stuttgart-Sandhausen, dhjetor 2019).