Republika Çeke-Shqipëri/Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën në Pragë, atmosferë pozitive

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin e rëndësishme të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Republikës Çeke.

Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Forma e lojtarëve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërin. Atmosfera është shumë pozitive dhe i gjithë grupi është optimist për një rezultat të mirë. Pa pikë nuk vijnë në Tiranë!

Sfida Republika Çeke-Shqipëri do të luhet më 7 shtator 2023, ora 20:45 në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

Republika Çeke – Shqipëri / Gjithçka gati, Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën në Pragë

SHKARKO APP