Revolucion te Liverpooli, bën gati 9 largime të mëdha në verë

Liverpool po planifikon një verë me ndryshime të mëdha në organikë, ku deri në 9 lojtarë pritet të largohen si pjesë e ristrukturimit të skuadrës nga trajneri Arne Slot, me synimin për të ndërtuar një ekip të ri për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të mediave, largimi i yllit egjiptian Mohamed Salah tashmë konsiderohet i konfirmuar. Ai kishte njoftuar që në mars se do të mbyllte aventurën e tij te klubi anglez, duke i dhënë fund një prej epokave më të suksesshme në historinë e Liverpoolit dhe duke lënë një boshllëk të madh në repartin ofensiv.

Një tjetër emër i rëndësishëm që pritet të largohet është mbrojtësi i majtë Andy Robertson, i cili ka pasur më pak minuta këtë sezon dhe raportohet se është në radarët e Tottenham Hotspur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në listën e largimeve të mundshme përfshihet edhe Alexis Mac Allister, një vendim që do të ishte surprizues, por që lidhet me formën e paqëndrueshme të mesfushorit në pjesën e dytë të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshime të mëdha ka edhe për të ardhmen e Curtis Jones, Federico Chiesa dhe Joe Gomez, të cilët kanë pasur role të kufizuara ose performanca jo konsistente.

Në dalje priten gjithashtu edhe Harvey Elliott, Calvin Ramsay dhe Rhys Ëilliams, si pjesë e një plani të gjerë rindërtimi.

Këto lëvizje tregojnë për një verë transformimesh të mëdha në “Anfield”, ku Liverpool synon të hapë një kapitull të ri dhe të rindërtojë skuadrën për objektiva të rinj në sezonin e ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?