Rey Manaj shënon tjetër gol në Turqi, këtë herë ndaj Galatasaray-it

Rey Manaj vazhdon formën e mirë personale, por golat e tij nuk mjaftojnë për të shpëtuar Sivassporin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi një tjetër gol të bukur në ndeshjen kundër Galatasarayt, e vlefshme për javën e fundit në Superligën turke, por skuadra e tij u mposht thellë me rezultatin 4-1.

Goli i Manajt erdhi në minutën e 33-të, kur ai kontrolloi një top në hyrje të zonës, shmangu një kundërshtar me një lëvizje elegante dhe goditi saktë për të çuar topin në rrjetë. Ky ishte goli i dytë radhazi për 28-vjeçarin, i cili në këtë sezon ka arritur kuotën e 12 golave dhe ka dhënë 4 asistime.

Megjithatë, forma e shkëlqyer e sulmuesit shqiptar nuk po mjafton për të ndihmuar Sivassporin, që aktualisht ndodhet pranë zonës së rënies nga kategoria. Humbja e radhës rëndon edhe më shumë pozitat e ekipit në klasifikim, teksa fundi i sezonit po afron.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?