FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rezultoi pozitiv me kokainë, peshëngritësi shqiptar përjashtohet përgjithmonë

Nuk kanë fund lajmet e këqija në peshëngritjen shqiptare, teksa në testimet antidoping, peshëngritësi Arbër Çerçizi ka rezultuar pozitiv në përdorimin e kokainës. Federata e Peshëngritjes ka vendosur që ta përjashtojë gjithmonë nga sporti peshëngritësin e Apolonisë, duke qenë se ky i fundit është edhe përsëritës në të tilla testime. Ndërkohë, e ka pësuar edhe trajneri i Apolonisë i cili ndalohet të ushtrojë profesionin për pesë vitet e ardhshme.

Reagimi i Federatës:

Federata Shqiptare e Peshengritjes gjate zhvillimit te Kmpionatit Kombetar per te rritur te zhvilluar ne date  20-21 shkurt 2021 ne qytetin e Durresit, duke pasur ne moton e saj luften e panderprere ndaj fenomenit te dopingut i kerkoj OKAD-se ne Shqiperi kontrollin antidoping per te gjitha sportistet pjesemarres ne kete Kampionat. Mbas marrjes se mostrave me date 22.03.2021 vjen pergjigja nga OKAD, sipas testit No LC 1001/21, Ku ka rezultuar Pozitiv me substance Kokaine, sportisti Arber Cercizi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te gjitha sportistet pjesemarres ne Kampionatin Kombetar dolen negativ perjashtim ben sportisti I Klub Sport Apollonia Z. Arber Cercizi, I cili doli pozitiv me substancen Kokaine. Ne kete situate ku Federata po Lufton per sport te paster mbasi eshte goditur nga ky fenomen dhe ky sportist eshte perserites, mblodhi Komotetin Ekzekutiv ne menyre urgjente sot me daten 25.03.2021 dhe vendosi masat ekstreme. Perjashtimin e sportistit Arber Cercizi pergjithmone nga sporti I Peshengritjes, si dhe trainerit te Klubit Sportiv Apollonia per nje periudhe 5 vjecare te mos ushtroje profesionin e trainerit. Per cdo sportist qofte ai dhe madalist qe do dali pozitiv nga kontrolli I kerkuar nga fedarata do te kete te njejten mase (perjashtim nga spoti).

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?