FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehen Lukaku dhe Hakimi, por Interi humbet dy lojtarë të tjerë ndaj Juves

Në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë ku Interi do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Juventusit, do të ketë në dispozicion dy elementë shumë të rëndësishëm si Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi të cilët kanë shlyer pezullimin prej kartonëve dhe do të jenë në dispozicion të Antonio Contes.

Por nëse dy lojtarë i kthehen Interit, dy futbollistë të tjerë që luajtën në sfidën e parë do të mungojnë, bëhet fjalë për dy kilianët Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez.

Si Vidal ashtu edhe Sanchez u ndëshkuan me kartonë të verdhë në sfidën e vajtjes në San Siro dhe kanë plotësuar dy të verdhëve pas kartonave që morën edhe në sfidën e 1/8-ave ndaj Fiorentinës dhe për këtë arsye do të mungojnë në sfidën e të martës së ardhshme. Interi u mposht 1-2 në derbin e parë të Italisë në Kupë, ku vendosën dy gola të Cristiano Ronaldos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?