FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehet dhuna, plas grushti në një ndeshje të 19-vjeçarëve (VIDEO)

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Në ndeshjen e luajtur sot në kompleksin “Football Republic”, mes ekipit vendas të kësaj akademie dhe Teutës për grupmoshën 19-vjeçare, janë përfshirë në një sherr masiv skuadrat, por edhe tifozë e prindër.

Kur ndeshja ishte 1-1, në favor të ekipit vendas, në minutën e 89-të, akordohet penallti dhe 2-1. Ka edhe një karton të kuq për një nga lojtarët e ekipt durrsak. Megjithatë, në minutën e 93-të, Teuta barazon në 2-2.

Ndoshta nisur nga pakënaqësia e rezultatit, një sulmues i ekipit të Football Republic ka debatuar me portierin e ekipit kundërshtar. Kjo ishte zanafilla e sherrit, ku nuk munguan grushtet, shkelmat dhe shtyrjet. Punonjësit security ishin të paktën në numër dhe nuk kanë mundur të ndalojnë dhunën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse në stadiumet apo impiantet sportive nuk lejohen tifozët, në videot një video të publikuar nga Konica.al, duket numri i madh i njerëzve në tribunë, të cilët më pas u futën në fushë dhe u përfshinë në sherr.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?