Rikthehet magjia e Champions League, PSG sfidon Juventusin

Më në fund rikthehet Champions League. Kompeticioni më i bukur dhe më i rëndësishëm për klube nga sonte në mbrëmje do të “marrë jetë” me ndeshjet e fazës së grupeve.

Chelsea do të luajë në transfertë në orën 18:45, teksa do të sfidojë Dinamo Zagrebin. Dortmundi do të presë në të njëjtën orë ekipin e Kopenhagen, dy ndeshje që në fakt nuk pritet të kenë histori.

Më pas mbrëmja në orën 21:00 sjell një super përballje mes PSG dhe Juventusit. Skuadra parisiene është super e favorizuar në këtë duel pasi ka në përbërje shumë yje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi, Neymar dhe Mbappe do të jenë një kërcënim i madh për mbrojtjen e ekipit torinez. Nga ana tjetër ekipi bardhezi nuk do të ketë lojtarin më të rëndësishëm Di Marian, teksa Allegri mund të mendojë dhe për një mesfushë të mbipopulluar, me skemën 3-5-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në orën 21:00 kampionët në fuqi, Real Madrid do të luajë në transfertën e Celtic. Milani do të sfidojë Salzburgun, ndërkohë që interesant pritet të jetë dhe dueli Sevilla-Manchester City. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?