FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldinho mahnit sërish, shënon nga 50m dhe detyron portierin të duartrokasë (VIDEO)

Legjendari Ronaldinho vijon të mahnisë në ndeshjet miqësore që po zhvillon me qëllim bamirësie, dhe një natë më parë ai shënoi një gol nga distancë më e madhe se 50 metra. Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, braziliani dhuronte rregullisht spektakël aq sa për të shkaktuar përuljen e tifozëve para tij. Të tillë janë goli i shënuar ndaj Chelseas në përballjen për Champions League, goditja e dënimit në Kupën e Botës 2002 që la të palëvizur David Seaman, dhe shumë episode të tjera të paharrueshme prej gjeniu.

Aktualisht, ndonëse ende nuk i ka varur këpucën e tij në gozhdë, Ronaldinho është pa një klub që kur ai u largua nga Fluminense në vitin 2015 dhe duket se do të njoftojë shumë shpejt tërheqjen e tij. Për më tepër që tani po punon si ambassador i klubit të Barcelonës. Por, ashtu sikurse ai tregoi me ekzibicionin e tij më të fundit në Brazil, vazhdon të mbartë me vete të gjithë magjinë dhe stilin gjenial. 37-vjeçari mori topin në gjysmëfushën e tij dhe pa kaluar vijën e bardhë të mesit të fushës , pa portierin jashtë zonës dhe nisi një silurë në distancë mbi 50 metra, që u ndal vetëm nga rrjeta e portës kundërshtare.

Përpjekja e fituesit të “Topit të Artë 2005” nuk preku asnjëherë fushën. Ishte aq perfekte dhe e bukur sa që edhe vetë portieri i mundur nuk mund të ndalte së duartrokituri për mrekullinë që kishte asistuar. Po aq të mahnitur ishin edhe shokët e skuadrës së Ronaldinhos, për atë që braziliani bëri në Sao Paolo, sa që nisën t’i përulen në shenjë nderimi./telesport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?