FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo e mposhti Messin në garën për “The Best”. Për cilin shkoi vota e kapitenit shqiptar?

Ronaldo ka marrë 43.16 % të votave në garën për “The Best”, duke lënë prapa Messin me 19.25 për qind. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e ka fituar për herë të dytë më radhë çmimin “The Best” për lojtarin më të mirë në botë, që kur FIFA u nda nga France Football, e cila e vetme do të dhurojë “Topin e Artë” në dhjetor.

Sezoni i fundit i Cristiano Ronaldos është vlerësuar lartë nga kapitenët dhe trajnerët e Kombëtarëve të futbollit, të cilët e votuan atë si më të mirin për vitin 2017, çmim që u nda nga FIFA. Neymar ka arritur të marrë vetëm 6.97 për qind të votave, duke u renditur si i treti.

Për të marrë këtë çmim portugezi kontribuoi edhe kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas FIFA-s, që ka zbuluar votat, Agolli e ka votuar të parin Ronaldon me pesë pikë, më pas Messin me tri dhe në fund Buffonin me një pikë. Për Agollin, Zidane është më i miri të cilit ia dha pesë pikë, pas tij e renditi Allegrin me tri pikë, kurse në fund Mauricio Pochetino me një pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohës në sallë Lionel Messi dhuroi buzëqeshje gjatë ceremonisë së FIFA-s, edhe pse ishte i vetëdijshëm se Cristiano Ronaldo do të shpallej më i miri “The Best”, shkruan Mundo Deportivo. I shoqëruar nga Antonela Rocuzzo, gjithmonë elegante, Messi ishte afër djalit të Cristiano Ronaldos dhe qeshi në çdo kohë.

Madje, Messi u pa i buzëqeshur edhe kur takoi dy “tradhtarët” e Barcelonës, Neymarin dhe Dani Alvesin. Madje, pas përfundimit të ceremonisë, Leo Messi uroi të gjithë fituesit nëpërmjet një mesazhi në Facebook.

“Sot ishim në Londër për ‘FIFA Football Awards 2017’. Urime për të gjithë fituesit”, ka shkruar argjentinasi.

(marrë nga www.folshqip.al)

http://folshqip.al/ronaldo-e-mposhti-messin-ne-garen-per-the-best-per-cilin-shkoi-vota-e-kapitenit-shqiptar-2/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?