FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo e pranon: E kam vendosur, do iki nga Reali

“Do të largohem, e kam vendosur. Nuk ka kthim pas”. Kështu, sipas gazetës “Marca”, Kristiano Ronaldo i paska treguar shokëve të kombëtares në Rusi, të impenjuar me Kupën e Konfederatave. Një vendim që është konfirmuar edhe nga drejtuesit lusitanë. Ylli portugez ndihet i sulmuar nga shtypi spanjoll, i akuzuar se nuk ka treguar respekt dhe dhe nuk ka vlerësuar as mbrojtjen e brishtë të Realit pas akuzave për evazion fiskal.

Reali, megjithatë, nuk duket se do të imponohet kollaj për shitjen e Ronaldos. Sigurisht, nëse ai kërkon të largohet, do të duhet të bindë ekipin ku kërkon të luajë që të derdhë një shumë marramendëse parash, krahasimisht me vlerën e futbollistit. Një vlerësim, që për “Los Blancos” shkon në rreth 400 milionë euro.

PSG dhe Manchester United duket se janë të vetmet skuadra të interesuara për Ronaldon, por nuk dihet nëse janë të gatshme të ofrojnë kaq shumë parà.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?