Ronaldo kundër Messit, statistikat e 13 viteve të fundit të dy super yjeve
Nuk ka asnjë dyshim që në vitet e fundit futbollin botëror e kanë dominuar Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Dy yjet janë cilësuar si nga më të mirët në historinë e futbollit teksa një gjë të tillë e konfirmojnë edhe numrat e frikshëm të golave.
Të martën, Cristiano shënoi golin e 20-të në kampionat për këtë sezon, duke vulosur suksesin 3-0 kundër Spezias. Ky është sezoni i 12-të radhazi që portugezi shënon 20 apo më shumë gola brenda një sezoni, duke marrë në konsideratë 5 ligat kryesore.
Lionel Messi ndërkohë është vetëm një gol larg këtij kufiri me 20 gola, teksa mund ta kalojë portugezin duke bërë 13 sezone radhazi. Më poshtë mund të shihni edhe golat e shënuar në 13 vitet e fundit nga dy super yjet. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

