Ronaldo njëlloj si Messi, shikoni si ecte në fushë ndaj Ferencvaros (VIDEO)
Cristiano Ronaldo si Lionel Messi, në të mirë dhe në të keq. Duke parë dy ndeshjet e tyre të fundit në Champions League, ata kanë shfaqur thuajse të njëjtën sjellje në fushën e lojës.
Ditën e djeshme ju demonstruam disa pamje kur Messi ecte në fushën e lojës duke mos ushtruar aspak presion ndaj kundërshtarëve të Dinamo Kiev. Të njëjtën gjë në fakt ka bërë edhe Cristiano Ronaldo.
Siç mund të shihni edhe në pamje, portugezi në minutat e fundit ka humbur dëshirën për të vrapuar, duke mos qenë shumë aktiv në lojë. Teksa shokët e tij mundoheshin të rikuperonin topa, ai ecte në zonën e kundërshtarëve. /R.Lika-Koha Jone/
https://twitter.com/i/status/1324340942921330688
KOHA JONË SONDAZH

