Rrahmani dëmtohet dhe humbet dy sfidat ndaj Suedisë dhe Spanjës

Kosova nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Amir Rrahmanin për ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit, kundër Suedisë dhe Spanjës. Mbrojtësi “dardan”, sikurse njoftohet nga Federata e Futbollit e Kosovës, nuk mund të riaftësohet në kohë nga lëndimi që ka pësuar së fundmi, teksa ka lënë grumbullimin.

“Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i “Dardanëve”, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit.

Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar fazën  riaftësimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e FFK.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?