FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëfehet Pogba: Nuk pendohem që refuzova Real Madrid

Është një nga transferimet më të bujshme në historinë e futbollit. Bëhet fjalë për kalimin e Paul Pogba nga Juventus për tek Manchester United, transferim ky që kapi shifrën e 105 milionë eurove.

Por para se të bëhej pjesë e “Djajve të Kuq”, mesfushori francez është shprehur se Real Madrid e kërkonte me ngulm atë, por ai nuk pendohet që zgjodhi United.

“Të jem i sinqertë, Real Madridi erdhi tek unë dhe po mendoja të shkoja atje, por pastaj mendoja të shkoja në Manchester United, po ashtu. Por, gjithmonë e kam ndier në zemër. Zemra më ka thënë të kthehem këtu, s’e di pse. E bëra dhe nuk pendohem. Kurrë nuk pendohem për zgjedhjen time”, ka thënë Pogba.

Swiss Digital Desktop Reklama

Francezi ishte ndër talentët më të kërkuar në botën e futbollit verën e atij viti, pasi kaloi katër vite shumë produktive në Itali me Juventusin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?