Rrëfimi i Chiellini-t: Ibrahimovic është “armiku më i mirë” në karrierë!

Giorgio Chiellini kalon një moment fantastik te Juventusi, edhe pse mosha nuk është në favor të tij. Kapiteni i bardhezinjvedha një intervistë për të përmuajshmen franceze “So Foot”, ku fillimisht foli për ish-kolegun e tij Barzagli.

“Për të fituar duelet me sulmuesit duhet të jeni pesimist dhe të parashikoni më të keqen. Ky është çmimi i rezervuar për lojtarë ‘normalë’ si unë ose Barzagli. Kini vëmendjen, Andrea ishte një mbrojtës shumë i mirë, por ne nuk jemi Sergio Ramos … apo Virgil van Dijk.

Refuzimi i Arsenalit? Kur mendoj, them se u tregova budalla që e refuzova atë ofertë. Isha 16 vjeç, luaja në Serie C dhe mora një ofertë të madhe për afro 200 milionë lireta në sezon. Unë nuk u ndjeva gati. Pastaj, largimi do të kishte përshtypjen e tradhtisë ndaj Livornos.

Oferta nga Interi? Një vit, ata më telefonuan më 31 janar, në orën 6 pasdite, duke më thënë: Duhet të nënshkruash për Interin. Unë refuzova. Isha në klasën e katërt, nuk doja të shkoja askund.

Dy fjalë për Ibrën? Unë e respektoj shumë Zlatan, e respektojmë njëri-tjetrin. Ne ishim shokë, në sezonin tim të parë te Juve. Asnjëherë nuk kisha frikë të përballesha me të, kurrë nuk bëra një hap prapa karshi tij. Ibra tashmë kishte një forcë të jashtëzakonshme fizike. Pas kësaj, ai u bë “armiku absolut” i imi, kur u transferua tek Interi. Kjo vlejti edhe kur luajti me Milanin dhe ekipin kombëtar. ‘Armiku më i mirë’ i karrierës sime është Ibrahimovic, pa dyshim”, deklaroi Chiellini.

SHKARKO APP