Rummenigge: Ja si do ta eliminojmë Real Madridin
Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge beson se skuadra e tij mund të bëjë përmbysjen e madhe në Spanjë duke eliminuar Real Madridin nga Champions League.
Në një deklaratë për mediat para se ekipi të nisej drejt Madridit, Rummenigge tha që skuadra e tij duhet të zhvillojë një ndeshje perfekte dhe të mos nxitohet, transmeton SYRI.net.
“Është e qartë që pas ndeshjes së parë Real është favorit për të kaluar më tej, por është luajtur vetëm gjysma e kësaj përballje. Duhet të bëjmë një ndeshje fantastike ku na nevojitet edhe fati. Duhet të luajmë në maksimumin tonë, të jemi të guximshëm por edhe mos të nxitohemi.”

