FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sacchi: Conte i jashtëzakonshëm, por rivalizon Interin me vlerë 3-4 më të madhe!

Ish-trajneri i njohur, Arrigo Sacchi nuk i kursen elozhet për trajnerin Conte, i cili po rivalizon Interin në garën për titullin kampion. Ai ka dhënë një mendim dhe për Napolin e zikaltrit.

“Ju napoletanët keni pasur fatin të merrni një trajner të madh. Antonio Conte është i jashtëzakonshëm, ka bërë një kryevepër, pavarësisht rezultatit përfundimtar të sezonit. Te Milani, ndoshta janë blerë lojtarë jo të përshtatshëm, ose që kanë humbur disi motivimin”.

Gara për titull? Duhet parë, por nëse Interi fiton edhe një herë, nuk kapet më. Në fakt, janë tri-katër skuadra që shpenzojnë shumë në Serie A. Prandaj, është e drejtë që të fitojnë nëse investojnë më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komplimente për djemtë e Napolit, që ndaj Milanit m’u dukën të lodhur. Shumë komplimente për Antonio Conte, një trajner i madh. Edhe pse me burime të kufizuara, po përballet denjësisht me Interin që vlen tri-katër herë më shumë”, tha Sacchi.

Swiss Digital Mobile Reklama
Sacchi: Conte i jashtëzakonshëm, por rivalizon Interin me vlerë 3-4 më të madhe!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?