Sacchi shpërthen pas humbjes së Milanit: Me keqardhje e them, nuk janë ende skuadër!

Milani është shumë pranë eliminimit në Champions League, pas humbjes 1-3 mbrëmjen e djeshme. Një ish-trajner legjendar, Arrigo Sacchi nuk i ka kursyer kritikat ndaj skuadrës së zemrës.

“Gjëja e parë që më vjen të shkruaj, dhe po e shkruaj me keqardhje të madhe, është se Milan-i ka treguar se nuk është ende një skuadër. Dhe nëse nuk je skuadër, nëse nuk jeni një kolektiv i bashkuar, nëse luan individualisht, nëse nuk ke distancat e duhura mes reparteve dhe nëse nuk bën presing, ti vuan shumë në Europë.

Rruga drejt kualifikimit për “kuqezinjtë” është një malore pothuajse e pamundur. Unë uroj që Milani t’ia dalë, por realiteti është kjo skuadër nuk të jep qetësi, nuk përcjell siguri dhe nuk ka ekuilibrin e nevojshëm”, u shpreh Arrigo Sacchi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?