Sadiku bën histori, kalon legjendat shqiptare

Me dygolëshin e realizuar në pjesën e parë në miqësoren me Turqinë, Armando Sadiku ngjitet në kuotën e 11 golave me fanellën e kombëtares shqiptare. Sulmuesi elbasanas futet në historinë e kuqezinjve si golashënuesi i katërt me më shumë rrjeta.

Me dopietën ndaj turqëve, 26-vjeçari kaloi dy legjenda të futbollit shqiptar si Sokol Kushta dhe Igli Tare, ndërsa barazoi Hamdi Salihin dhe Altin Rrakllin me nga 11 rrjeta. Me ketë ritëm që ka nuk është çudi që brenda dy vitesh Sadiku të thyej çdo rekord dhe të hap një faqe të re për kombëtaren.

Ajo që bie në sy, është se Sadiku ka një mesatare të shkëlqyer golash në krahasim me sulmuesit e tjerë që janë në këtë klasifikim. Statistikën më të mirë e ka vetëm Qamil Teliti, i cili ka luajtur në vitet 1946–1952 dhe ka shënuar 6 gola në 13 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?