Sakrifica për ekipin kuqezi, Jasir Asani priti moshën 28-vjeçare
Jasir Asani duroi deri në moshën 28-vjeçare për të veshur fanellën e Kombëtares të Shqipërisë. I riu nga Shkupi luajti ndeshjen e dytë në epokën Sylvinho, duke ia dalë të shënojë golin e parë në fitoren 2-0 kundër Moldavisë.
Nuhatja e brazilianit nuk gaboi, me ish-sulmuesin e Partizanit që në dy ndeshje ka qenë më i miri në fushë, duke dhënë zemrën për ngjyrat dhe fanellën.
Pjesë e Guangju në Korenë e Jugut, Asani duket se ka dalë “i duruari i fituari”, teksa në momentin dhe vendin e duhur ka veshur fanellën kuqezi, që tashmë do ta mbajë si titullar për një kohë të gjatë, kjo nisur edhe nga forma që po kalon.