Salah është lojtari më vendimtar në Europë, lë pas Benzema dhe Lewandowskin

Mohamed Salah është lojtari më vendimtar në ligat kryesore evropiane. Ylli egjiptian i Liverpulit është futbollisti i cili ka marrë pjesë direkt në më shumë aksione goli në këtë edicion, duke shënuar vetë, apo duke dhënë asiste për shokët e skuadrës.

Salah ka shënuar 15 gola dhe dhënë 9 asiste, duke marrë vendin e parë në këtë renditje dhe lënë pas një tjetër emër shumë të njohur si Karim Benzema, i cili ka 22 asist dhe gola së bashku.

Podiumin e plotëson Leëandoëski me 20 gola. Polaku ka shënuar më shumë se kushdo në Evropë, por ka dhënë vetëm dy asiste. Më pas vijnë Thomas Muller e Dusan Vlahovic, të cilët janë të ndalur në kuotën 18, të ndjekur nga Haaland, Schick e Mbappe që janë në shifrën 17 mes golave dhe asisteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?