FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sarri kërkon të “pushtojë” Lazion me shqiptarë, synon 3 futbollistë!

Emrat e parë në merkato për skuadrën e Lazios në rast se do të afrohet Maurizio Sarri në krye të skuadrës, kanë dalë tashmë. I pari në listën e strategut italian është Elseid Hysaj, i cili mbetet pa kontratë te Napoli në fundin e këtij muaji. Eksperienca e shkodranit është e madhe, pasi te Empoli dhe Napoli ka luajtur në 243 ndeshje, ndërkohë që në total ka 332 ndeshje si profesionist.

Duke qenë se është një transferim i lirë, ai ka përfunduar edhe në listën e dëshirave të Fiorentinës. Lazio pritet të transferojë në mbrojtje edhe Kamenovic, ndërkohë që mund të rikthehet edhe Lukaku. Hysaj ndërkohë shihet si një okazion, duke marrë në konsideratë faktin që është një nga lojtarët e preferuar të Sarrit. Në mbrojtje edhe Nikola Maksimovic dhe Jerome Boateng janë dy mundësi shumë të mira. Në mesfushë Milinkovic dhe Luis Alberto, ndërkohë që e ardhmja e Correa-s është në dyshime.

Me afrimin e Sarrit, numri i shqiptarëve mund të bëhet edhe më i madh. I pari është Milot Rashica, të cilit i përfundon kontrata në vitin 2022 me Werder Bremen, të cilët kanë rënë nga kategoria. Xherdan Shaqiri ndërkohë do të largohet nga Liverpooli, teksa kontrata i përfundon në vitin 2023, pasi nuk ka më hapësira në Angli. Në sulm, Lazio mund të besojë te talenti i moshave, Raul Moro, ndërkohë që Immobile mund të mbetet një pikë referimi. Lazio me Sarrin pritet të lindë shumë shpejt, teksa firma pritet të vijë shumë shpejtë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?