Sassuolo bën surprizën, tjetër humbje për Juventusin. Bajrami & CO i prishin punë në ëndrrën për “Champions”

Këtë mbrëmje, Juventusi regjistroi humbjen e dytë radhazi në kampionat. Bardhezinjtë u mposhtën minimalisht nga Sassuolo në transfertë.

Një goli i shënuar nga Defrel në minutën e 64-t, vulosi ndeshjen. Humbje e hidhur për Juventusin, që humb shumë në garën për kualifikimin në Champions League.

“Zonja e Vjetër” mban vendin e shtatë me 44 pikë, ndërsa Sassuolo renditet në vendin e dhjetë me 40 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

NGJARJET KRYESORE:

Swiss Digital Mobile Reklama

90+6′ Mbyllet sfida!

65′ GOL SASUOLO 1-0/ Bajrami hedh një kros në zonë, me topin që ngelet aty dhe Defrel e godet duke e çuar drejt rrjetës.

63′ Goditja e Bajramit devijohet nga Gati dhe më pas shkon në shtyllë.

56′ Defrel provon me kokë, por ndalet nga Perin.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

20′ Bajrami provon me një gjuajtje që shkon mni kuadrat.

1’ Starton sfida!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?