FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Serbët janë të pandreqshëm, shikoni si ofenduan mbrëmë Ibrahimovic (VIDEO)

Një tjetër incident i shëmtuar u regjistrua në ndeshjen e djeshme në Beograd mes Crvena Zvezdës dhe Milanit. Pas banerit të nxjerrë kundër Kosovës, tifozët serbë nuk i kursyen fyerjet etnike kundër Ibrahimovic gjatë ndeshjes, teksa suedezi qëndronte i ulur në një nga stolat e stadiumit në pjesën e tribunës, që luanin rolin e pankinës së Milanit.

Tifozët serbë nuk u mjaftuan vetëm me hyrjen në stadium në një kohë kur shteti serb ia ndalonte një gjë të tillë. Në disa video që qarkullojnë në internet, dëgjohet një prej huliganëve të Crvena Zvezdës, që bërtet fjalën “balija” ndaj Ibrës.

Kjo shprehje përdorej gjerësisht me karakter diskriminues ndaj myslimanëve boshnjakë gjatë viteve të luftës e ishte një fyerje e drejtuar me qëllim ndaj Ibrahimoviç i cili ka origjine boshnjake. Ngjarja ka bërë xhiron e mediave botërore që e kanë cilësuar të papranueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?