FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sezon i artë për ekipet shqiptare, kualifikohen edhe Kukësi me Laçin në Europa League (VIDEO)

Kukësi dhe Laçi janë dy skuadrat e tjera shqiptare që i bashkohen Tiranës dhe Teutës në turin e dytë në Europa League.  Edhe pse në letër dukej një ndeshje e vështirë, nënkampionët e Shqipërisë treguan grintë dhe dëshirë për t’u konfirmuar më tej në futbollin europian.

Skuadra verilindore mundi 2-1 Slavia Sofian. Ndeshja nisi e barabartë me të dyja ekipet që në pjesën e parë më shumë studionin njëra tjetrën sesa sulmonin. Goli i parë për Kukësin erdhi në minutën e 57-të me anë të një penalltie që u dërgua në rrjetë nga Eze. Bullgarët do të barazonin 10 minuta nga fundi me Krasteve, por skuadra e Gegës do të shënone me Cooper duke marrë një fitore të rëndësishme.

Laçi u kualifikua në raundin tjetër të Europa League pas ruletës së 11-metërshave. Ndeshja ndaj Keshlas së Azerbajxhanit përfundoi 0-0, ndërsa Laçi kaloi më tej pasi u tregua i saktë në të pesta penalltitë, ndërsa vendasit gabuan 11-metërshin e fundit, që u ndal nga Sherri. Për t’u evidentuar edhe fakti se kurbinasit luajtën për 40 minuta me një futbollistë më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?