Sfida e fundit ndaj San Marinos, ja agjenda e kuqezinjve
Shqipëria luan më 31 mars ndeshjen e tretë në këtë edicion kualifikues për rrugëtimin drejt “Katar 2022”. Pas fitores në Andorrë dhe humbjes kundër Anglisë, është radha për të marrë një tjetër 3 pikësh.
Kombëtarja shqiptare do të niset sot në drekë drejt San Marinos, aty ku të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e radhës për eliminatoret e Botërorit. Rreth orës 13:00 ekipi ynë përfaqësues i futbollit do të niset nga Rinasi dhe pritet të mbërrijë pas 2 orësh.
Më pas do të zhvillojnë seancën stërvitore të pasdites. Edhe të martën do të ketë stërvitjen zyrtare dhe konferencën për shtyp të trajnerit dhe kapitenit përpara ndeshjes, e cila do të luhet të mërkurën në orën 20:45.
KOHA JONË SONDAZH

