FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sfida Vllaznia-Tirana, zbulohet çfarë ndodhi në tunelin e “Loro Boriçit”

Ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës kualifikoi bardheblutë me rezultatin e përgjithshëm 2-1 (2-0) (0-1).

Rezultati doli në plan të dytë në sfidën e djeshme, pasi ndërmjet lojtarëve të të dy skuadrave, pati një sherr të madh në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Shumë interes zgjuan përplasjet që ndodhën në korridorin e stadiumit “Loro Boriçi”.

Aty pati përplasje të tjera që ndodhën larg syrit të medieve, por Eduasportin.com ka zbuluar se çfarë ndodhi në tunel. Lojtarët e të dy skuadrave u përfshin në sherr. Ishte mbrojtësi i Vllaznisë, Erdenis Gurishta që goditi me grusht sulmuesin e Tiranës, Majkëll Ngoo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anglezi ka përfunduar në tokë nga goditja, por kjo ngjarje ka acaruar gjakrat më tej dhe ka bërë që të përfshihen të gjithë futbollistët në sherr. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke ndarë futbollistët, por si pasojë ka goditur disa nga futbollistët bardheblu. Vetë klubi bardheblu denoncoi ngjarjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?