Shanset e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Europian
Ekipi i kombëtares së Shqipërisë bëri një prezantim dinjitoz mbrëmë në Çeki, ku mori barazim 1-1, me një eurogol të Bajramit.
Ndërkohë momentalisht klasifikimi na rendit në vendin e dytë në grup, një pikë me shumë se Polonia e Lewandowskit ndaj këtë dielë Shqipëria ka shansin e kualifikimit pasi ka përballë në Tiranë, pikërisht Poloninë.
Nëse Shqipëria merr të paktën një pikë me Poloninë jemi në lojë sepse kemi edhe dy ndeshje brenda në Tiranë, një me Ishujt Farao dhe presim Çekinë. Por shkojmë dhe në Moldavi.
Nëse këtë të dielë fitojmë ndaj Polonisë ekipi ynë shkon plus 4 pikë me shumë se konkurentja jonë në grup, pra Polonia. Dhe me pas shikojmë nga Gjermania ku do të zhvillohet Europiani. Një matematikë e thjeshtë thotë se po fituam sonte, pra plus 4 pikë dhe me pas ekipin e Ishujt Faraoe në Tiranë është fitore e sigurtë, me Çekinë në Tiranë na duhet një pikë dhe me Moldavinë në transfertë shpresohet minimumi një pikë.
Por nëse të dielën humbasim me ekipin polak shanset pakësohen, ndaj kjo e dielë do të shkruajë historinë.
Këtë të dielë çdo shqiptar është me sytë nga Kombetarja e Futbollit.