FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA nuk kualifikohet në botëror

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka humbur ndeshjen e fundit duke mos u kualifikuar kështu për në Botërorin Rusia 2018. Rusia 2018 që do të vije vitin e ardhshëm nuk do të këtë pjesëmarrës Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Amerika hyri sonte si favorit në ndeshjen kundër Trinidad dhe Tobago, që gjendet në vendin e fundit në zonën CONCACAF të Amerikës Veriore dhe të Mesme. Por ata humbën me rezultat 2-1 për të humbur kështu edhe mundësinë e tyre që të jenë pjesë e Botërorit Rusia 2018 që mbahet vitin e ardhshëm.

Ndërkohë nuk gabuan as Panamaja që mposhti Kosta Rikën më rezultat 2-1 dhe Hondurasi që mundi Meksikën me rezultat 3-2. Kështu kualifikimin direkt për në fazën tjetër të Botërorit 2018 nga zona CONCACAF e ka siguruar Meksika, Kosta Rika dhe Panamaja, kurse Hondurasi do ta kërkojë këtë me anë të play offit gjatë muajit nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?