FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehi: Laçi s’është treni i fundit për Europë, nuk jam qaraman!

Tirana do të kërkojë rikthimin te rezultatet pozitive, këtë herë në transfertën e vështirë ndaj Laçit në Kurbin. Trajneri Orges Shehi doli në konferencën e zakonshme për shtyp ku vlerësoi maksimalisht kundërshtarin.

“Me Laçin është një betejë shumë e vështirë dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për të dyja skuadrat. Megjithatë nuk e shikoj si treni i fundit për Europën, sepse ka edhe shumë ndeshje në vazhdim. E shikoj si ndeshje të rëndësishme për objektivat.

Gjendja e skuadrës është e mirë përveç Bekajt, që ka probleme dhe nuk do jetë nesër në lojë. Pjesa tjetër është stërvitur mirë dhe janë në gjendje për gatishmërinë në ndeshjen e nesërme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Humbja në derbi erdhi në një moment shumë të mirë, tre fitore radhazi për herë të parë në këtë sezon. Në katër ndeshjet e fundit kemi marrë 9 pikë, por e kemi trajtuar këtë situa për të mos pasur ngarkesë emocionale dhe të përqendrohemi te ndeshja e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

E kam marrë skuadrën me koshiencë të plotë dhe do bëj maksimumin për të qenë aty ku duhet, pavarësisht situatës kur e mora skuadrën. Nuk do më dëgjoni kurrë të jem qaraman dhe të qaj gjëra të tilla. Të fokusohemi te ndeshja e nesërme. Futbolli të jep mundësinë për të rikuperuar. Unë kurrë nuk do e lë përgjegjësinë te të tjerët”, u shpreh Shehi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?