FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehi: Na ndihmoi terreni ndaj Laçit, duam rikthimin në majë!

Tirana arriti një fitore shumë të rëndësishme sot ndaj Laçit, triumfuar në shifrat1-2. Strategu i bardhebluve, Orges Shehi u shpreh se terreni i fushës i ndihmoi që të luanin më mirë.

“Është fitore e rëndësishme sepse rikthehemi. Synimi është për t’u rikthyer në majë. Drejtoj skuadrën më të titulluar në vend dhe pritshmëritë janë të mëdha. Do provojmë të ngjitemi sa më lart. Në derbi skuadra ishte e ngarkuar.

Fusha ishte e mirë dhe na la të luajmë. Përgëzoj lojtarët për atë që treguan në fushë. Torassa, Batha dhe Cale këtë javë janë stërvitur mirë. Skuadra është 100% dhe më kënaq që lojtarët nuk vuajnë probleme fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

I kam thënë Ilionit që ka një jetë në sport dhe do na ndihmojë dhe na ndihmoi dhe na dha fitoren sepse ajo pritje në fund na ndihmoi. Kur ka kushte të vështira atmosferike edhe portieri mund të gabojë në trajektore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menduam të marrim mesfushën, me kokë nuk deshëm të luajmë sepse është si t’i biesh murit murit me kokë. Na ndihmoi fusha për pasime të shkurtra dhe vertikalizime për të shfrytëzuar shpejtësinë e Seferit. Na doli mirë”, u shpreh Shehi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?