FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehu: Olsi Rama drejtor i përgjithshëm i “Partizanit”

Drejtori i “VIP Sport”, Fation Shehu, duke folur gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në TVSH ka bërë të ditur se ndryshimet në ambientet e klubit Partizani. “Vendimi për të larguar trajnerin Iuliano është marrë nga Moxhi dhe po ashtu riemërimi i Sulejman Starovës në krye të pankinës është po vendim i Moxhit, i cili po bën ndryshime.

Nga informacionet që kam, Partizani ka nisur një bashkëpunim edhe me një ish-sportist. Bëhet fjalë për Olsi Ramën, i njohur si dashamirës i klubi. Do të jetë Drejtor i Përgjithshëm. Ky emërim ka qenë një vendim i presidentit të klubit, Gaz Demi”,  tha Shehu.

Pas emisoonit në TVSH, redaksia e “KJ” u mundua të kontaktojë me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Rama, për të saktësuar lajmin e dhënë, por telefoni i tij vazhdon të jetë i fikur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?