FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherri Laska-Halili, policia procedim penal për të dy presidentët

Presidentët e Tiranës dhe Laçit, Refik Halili dhe Pashk Laska, janë konfliktuar në qytetin e Tiranës, pas ndeshjes së luajtur në Laç, për Kupë. Policia ka reaguar me një njoftim për shtyp, ku shprehet se ka proceduar në gjendje të lirë Refik Halilin dhe Pashk Laskën, pas një sherri tek zona e ish-doganës.

Të dy presidentët, kanë bërë kallëzim ndaj njëri-tjetrit, ku pretendojnë se janë rrahur nga njëri-tjetri. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

Swiss Digital Desktop Reklama

Tiranë

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit R. H., dhe P. L.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, në zonën e ish-doganës së vjetër, pranë sheshit “Shqiponja” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?