Shifra rekord shikueshmërie për duelin Inter-Juve në Kupën e Italisë
Pandemia ka gozhduar edhe më shumë teleshikuesit para ekranit të televizioneve, teksa një gjë e tillë është konfirmuar edhe në super ndeshjen Inter-Juventus
Nga të dhënat e mbledhura, në fakt, ndeshja mes zikaltërve dhe bardhezinjve është ndjekur nga pothuajse 8 milionë persona. Sfida e Kupës së Italisë 2020/21, e fituar 2-1 nga Juventus, është ndjekur nga 7.983.000 telespektatorë.
Golat e Lautaro Martinez dhe Cristiano Ronaldo janë ndjekur nga një publik i madh që duket se do të përsëritet edhe për sfidën e kthimit që do të luhet 9 shkurtin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

