Shikoni si duket fytyra e Takam pasi u përgjak nga Joshua

​ Joshua mbetet “mbret” i botës në boks. Anthony Joshua është rikonfirmuar kampion i botës në peshat e rënda në boks, duke mbrojtur titujt IBF, WBA dhe IBO, shkruan Gazeta Express.

Britaniku e mposhti boksierin nga Kameruni, Carlos Takam në një meç të zjarrtë në Cardiff.

Anthony Joshua ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në pesha të rënda, pasi ka rrahur Carlo Takam. Boksieri britanik, Anthony Joshua ka fituar edhe luftën e 20 prej 20 meçeve sa ka pasur, duke e mposhtur Carlos Takam në raundin e 10’të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo do të jetë lufta e tij e fundit për këtë vit, por ai në vitin 2018 do të ketë edhe tre lufta të tjera, njofton promoteri Eddie Hearn.  “Deontay Wilder kundër Anthony Joshua duhet të ndodh”, tha fillimisht Hearn.  “Është po ashtu një kampion i madh i peshave të rënda i quajtur Tyson Fury, i cili duhet t’i kthehet këtij sporti”, vazhdoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Joshua do të luftojë kundër Deontay Wilder, Joseph Parker dhe Tyson Fury në vitin 2018”, deklaroi në fund Hearn.

 

Kjo ishte fitorja e 20 në 20 meçe deri më tani në karrierë për Joshuan, që të gjitha të përfunduara para kohe.

Pavarësisht se nuk ishin të nevojshme pikët e gjyqtarëve, ata deri në raundin e nëntë kishin shkruar pikët e tyre, ku favorit ishte Joshua. Gjyqtari Amerikan i kishte dhënë pikët maksimale Joshua në nëntë takime, ndërsa gjyqtari polak dhe ai britanik i kishin dhënë vetëm një raund Takam e tetë Joshuas.

Ron McNair (SHBA) – Joshua 90-80 Takam, Pawel Kardyni (Poloni) – Joshua  89-81 Takam, Michael Alexander (Britani e Madhe) – Joshua 89-81 Taka.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?