Shiriti i hedhur në Serbi nga Ronaldo do të nxirret në ankand për bamirësi

Shiriti i kapitenit që Ronaldo hodhi në fushë të shtunën e kaluar në Beograd në shenjë proteste për një gol që nuk u quajt në fund, do të shitet në  ankand bamirësie.

Të ardhurat do të shkojnë për të mbështetur kujdesin ndaj fëmijëve që janë në muajt e para të jetës dhe që kanë sëmundje të rena.

Shiriti, sipas agjencisë së lajmeve Tajung është marrë nga menaxherët e sigurisë në stadiumin Rajko Mitic, të cilët kanë vendosur që ta dhurojnë për bamirësi. Një iniciativë që me siguri do të ketë edhe mbështetjen e Cristiano Ronaldos. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Cristiano Ronaldo's Armband up for Auction in Serbia | Asharq AL-awsat

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?