Shiten më shumë se 18 mijë bileta, kryeqyteti mikpritje të ngrohtë për Mourinhon dhe Romën
Roma do të zbresë në fushë sonte në Tiranë për provën e fundit miqësore para fillimit të kampionatit. Verdhekuqtë do të përballen me Partizanin.
Pritshmëri të mëdha për rikthimin e klubit nga Trigoria, i cili në vitin 2022 fitoi Ligën e Konferencës në kryeqytetin shqiptar, duke mposhtur Feyenoord. Janë shitur 18500 bileta për ndeshjen dhe pritet të jetë “sold out”.
“Në të vërtetë, ka kuriozitet të madh për të parë skuadrën dhe José Mourinhon sërish në fushë. Nëse një e treta e stadiumit ishte menduar për nxënësit e shkollave në Tiranë, pjesa tjetër do të jetë plot me tifozë që kanë përfituar nga çmimet e ulëta të biletave, falë edhe reklamës së krijuar nga trajneri portugez dhe kryeministri shqiptar që organizoi eventin”, shkruan Corriere dello Sport”.
“Faleminderit Tirana që na mirëpret sërish”, kështu shkroi trajneri i Romës në një postim në Instagram pak orë para ndeshjes miqësore Trajneri ka publikuar imazhin në posterin reklamues të ndeshjes, ku ai është me trofeun e Conference League në dorë. /R.Lika-Koha Jonë/