Shkatërrohet Ferrari, sulmuesi i njohur klubit anglez përfshihet në aksident të rëndë

Sulmuesi i West Ham, Michail Antonio është përfshirë në një aksident të frikshëm në Angli.

Klubi nga Londra ka konfirmuar aksidentin e ndodhur menjëherë pas fotove të bëra virale në rrjet të makinës së tij “Ferrari” të bërë copë.

“West Hem mund të konfirmojë se sulmuesi Majkëll Antonio është përfshirë sot në një aksident automobilistik. Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub në këtë periudhë janë për Michail, familjen e tij dhe miqtë”, shkroi klubi anglez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, klubi anglez konfirmoi se sulmuesi xhamajkan ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe ka filluar të komunikojë, teksa ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në spitalin qendror të Londrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?